Balla prezanton Projektligjin për Qeverisjen Elektronike: 1242 shërbime online për qytetarët në e-Albania

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla ka prezantuar sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Projektligjin për qeverisjen elektronike.

Në fjalën e tij ministri Balla tha se ky projektligj synon adresimin e sfidave aktuale dhe të sigurojë që Shqipëria të jetë në një linjë me zhvillimet e fundit teknologjike, duke përmirësuar më tej ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset.

Sipas ministrit Balla, Shqipëria sot ka nivelin më të lartë të dixhitalizimit të shërbimeve publike dhe me përditësimet e fundit mund t’ju them që sot janë 1242 shërbime të disponueshme online përmes platformës e-Albania, kjo shkon përtej 95% të të gjitha shërbimeve publike në Shqipëri.

“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është autoriteti të cilit i kemi besuar edhe ju si Kuvend edhe ne si qeveri, së pari administrimin, së dyti mirëmbajtjen e çdo sistemi dhe çdo infrastrukture qoftë hardware, por edhe software të të gjitha shërbimeve të qeverisjes elektronike në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Republikën e Shqipërisë dhe kjo agjenci përgjigjet për ngritjen, mirëmbajtjen, administrimin e sistemeve edhe të aplikacioneve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pa harruar infrastrukturën e qendërzuar, infrastrukturën TIK për institucionet dhe organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, por dhe institucionet jo buxhetore të cilat përdoren tarifat e shërbimit”, theksoi ministri Balla.

Duke u ndalur tek propozimet e reja të projektligjit, ministri Balla nënvizio se ato nuk e prekin thelbin e ligjit të miratuar vitin e kaluar.

“Ndryshimet më së shumti lidhen me disa saktësime teknike që kanë dal përgjatë procesit të zbatimit të ligjit, bëhet fjalë edhe për disa saktësime në aspektin e terminologjisë, me qëllim përmirësimin vijues të ligjit të qeverisjes elektronike në Republikën e Shqipërisë që lidhet pandashmërisht me infrastrukturën dixhitale në administratën publike në ngritjen e sistemeve elektronike, siç ju thash në zhvillimin e shërbimeve dhe në implementimin e një elementi të ri të domosdoshëm të pazëvendësueshëm tanimë sikurse është inteligjenca artificiale. Ndryshimet dhe shtesat e propozuara janë kryesisht të lidhura me qartësimin e disa pasaktësive ose paqartësive më shumë me qëllimin themelor zbatimin rigoroz të ligjit dhe së pari kërkoj mbështetjen tuaj kolegë deputetë që AKSHI-n ta kemi me një bord këshillimor pranë tij, i cili të veproj si një organ konsultativ për çështjet e teknologjisë së informacionit duam apo s’duam edhe AKSHI duhet të ngjajë me strukturat që veprojnë me Silicon Valley, pra me një bord këshillimor në mënyrë që të merren vendimmarrjet e duhura për sa i përket konsultimit që kjo agjenci ka të nevojshme në këto çështje që lidhen pra me teknologjinë e informacionit.
Është parashikuar në ligj mundësia e ofrimit të shërbimit dhe këtu besoj që nuk ka të majtë dhe të djathtë, mazhorancë dhe opozitë që nuk e mbështet nevojën e ofrimit të shërbimit të nënshkrimit elektronik, të vulës elektronike dhe të certifikatës elektronike për shtetasit shqiptarë dhe të huaj. Përfituesit më direkt të kësaj mase që kemi sjellë për të marr miratimin tuaj, janë shqiptarët që jetojnë jashtë territorit, ku synimi ynë është që asnjë shërbim konsullor të mos ofrohet më dorazi, por të jetë i gjithi online” theksoi Balla.

Arena e Lajmit

Balla prezanton Projektligjin për Qeverisjen Elektronike: 1242 shërbime online për qytetarët në e-Albania

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook