Koordinatori rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu, në një prononcim për News 24 nga protesta e banorëve të Krujës, tha se banorët kërkojnë vetëm hyrje-dalje në autostradë dhe e mbyllin protestën.
Balliu tha se banorët nuk janë kundër rrugës, por kundër projektit që ka ndryshuar Balluku.
“Nëse bëhet hyrje-dalja, protesta mbyllet. Këtu është qytet dhe si mund ta zbulosh qytetin. Banorët nuk janë kundër projektit. Banorët janë kundër projektit që ka ndryshuar Balluku.
Pse duhet të përplaset policia me banorët që të fitojë lekë Balluku? Nëse këta e duan me forcë, këtyre po u vjen dita për të marrë atë që meritojnë”, tha Balliu.
(Arena e Lajmit)