Barcelona, Laporta: Sektori i të rinjve sekreti i suksesit, kemi zgjidhur shumë probleme

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk hezitoi të fliste për merkaton e Barcelonës.

“Po punojmë për të forcuar La Masía-n (sektori i të rinjve) si bazë e projektit tonë sportiv. Kjo falë anëtarëve. Ajo që na kanë dhënë është stabilitet, përndryshe do të ishte e pamundur të shpëtohej klubi. Sulmet vazhdojnë, sidomos kur ne bëjmë mirë. Tani rikthehet ‘rasti Negreira’. Ka edhe një debat nëse ekipi e mbështet atë, një debat steril. Ne rezistuam dhe po fitojmë. Jemi më mirë ekonomikisht, socialisht dhe sportivisht, ata nga jashtë që duan të destabilizojnë mjedisin do të duhet të punojnë shumë për të na dridhur. Presidenti dhe bordi drejtues marrin kritika, duhet t’i pranojmë dhe të përmirësohemi. Por ne refuzojmë përpjekjet për të destabilizuar Barçën. Jemi më të fortë se kurrë, me më shumë vendosmëri për të përfunduar rikuperimin e Barçës”.

“Kemi marrë shumë mësime nga jashtë, shumë kritika, por ajo që po bëjmë është të shpëtojmë Barçën në kohën më të shkurtër të mundshme dhe pa vënë në rrezik të ardhmen tonë dhe modelin tonë të shoqatës. Ne po ndërtojmë gjithashtu Spotify Camp Nou, i cili është pothuajse një realitet. Është një ëndërr. E bëmë me mbështetjen e anëtarëve të Barçës. Ne kemi dalë nga ky ngërç. Dua të them se jemi shumë të lumtur që trajneri që kemi në La Masia ka ndikim në ekipin e parë. Jemi shumë të kënaqur me punën e Dekos, falë tij kemi Flick”.

 

Arena e Lajmit

Barcelona, Laporta: Sektori i të rinjve sekreti i suksesit, kemi zgjidhur shumë probleme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook