‘Beteja’ në Kushtetuese për Kodin Zgjedhor, Shehi: Partitë dhe deputetët nuk janë të barabartë në garë

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, ka folur në një intervistë të drejtpërdrejtë në News24 lidhur me padinë e depozituar në Gjykatën Kushtetuese, që sfidon legjitimitetin e Kodit Zgjedhor të miratuar më herët këtë vit pas marrëveshjes ndërmjet Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Në deklaratën e tij, Shehi theksoi se padia është bërë për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur mes dy partive kryesore, e cila sipas tij, krijon një sistem zgjedhor të padrejtë.

“Ne e konsiderojmë jokushtetuese marrëveshjen mes PS dhe PD. Partitë nuk janë në të njëjtin regjim barazie dhe deputetët nuk janë të barabartë,” u shpreh ai.

Shehi kritikoi ndarjen e listave zgjedhore, ku, sipas tij, partive u është dhënë mundësia të kenë lista të mbyllura, që favorizon PS-në në mënyrë të ndjeshme.

“Rama, me 48% të votave, mori gati 74 deputetë, ndërsa një numër të caktuar janë dhuruar ‘gratis’ nga partia tjetër. PD, nga ana tjetër, nuk ka përfituar dhe interesat opozitarë janë tradhtuar,” deklaroi Shehi.

Ai shprehu shqetësim për zgjidhjen që mund të ofrojë Gjykata Kushtetuese dhe shpreson që kjo e fundit do të tregojë kurajë dhe do të vendosë në favor të padisë së depozituar.

“Unë uroj që Gjykata Kushtetuese të dalë mbi veten dhe të vendosë pro propozimit tonë, por a do kenë kurajë, këtë do e tregojë koha,” tha Shehi, duke shtuar se megjithatë ai dhe LZHK “kanë bërë detyrën e tyre për të sfiduar këtë zhvillim”.

Arena e Lajmit

‘Beteja’ në Kushtetuese për Kodin Zgjedhor, Shehi: Partitë dhe deputetët nuk janë të barabartë në garë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook