Partizani nuk e ka ndalur merkaton, të kuqtë janë në bisedime me dy lojtarë të huaj

Pavarësisht se afati kalimtar i merkatos është mbyllur tashmë, te Partizani nuk janë dorëzuar për të forcuar ekipin dhe po bëjnë përpjekjet e fundit për të marrë minimalisht një mesfushor të nivelit të lartë.

Vetë drejtori Abilaliaj e ka pranuar se është në negociata me dy lojtarë, për të cilët gazeta mëson se janë të huaj, që kanë mbetur pa klub. Fakti që ende nuk ka një marrëveshje totale e ka shtyrë klubin e kuq të mbajë sekret emrat e tyre. Në rast se në ditët në vijim do të ketë diçka të konfirmuar detajet do të jenë më të qarta.

“Demat” kërkuan gjatë edhe për një sulmues cilësor krahu në këtë verë, por Zeka ishte i vetmi i afruar në këtë rol. Aktualisht Zeka dhe Cara nuk e kanë një pasues të ardhur nga merkatoja, teksa në stol është një i ri si Rifa, që pas largimit të Shehit nuk e ka shkelur më fushën.

Arena e Lajmit

Partizani nuk e ka ndalur merkaton, të kuqtë janë në bisedime me dy lojtarë të huaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook