Është gjendur e djegur makina e autorit të plagosjes të dy personave në Don Bosko në Tiranë.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se makina tip Golf 4 pa targa është gjendur e djegur.
Kujtojmë se autori, i veshur me kapele, ka qëlluar me armë zjarri dy personat dhe më pas është larguar me motor.
Të plagosur mbetën Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.
(Arena e Lajmit)