Protestuesit në Thumanë-Kashar duket se këtë herë kanë ndjekur një plan B.
Gazetari Osman Stafa raporton për News 24 se protestuesit, ndryshe nga herët e tjera, kanë vrapuar në autostradë.
Policët i kanë ndjekur nga pas protestuesit. Për disa momente, autostrada është bllokuar dhe është krijuar trafik.
Efektivët janë duke negociuar me banorët, me qëllim që të lirohet autostrada.
(Arena e Lajmit)