Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: Në 24 orë u raportuan 25 vatra, gjashtë ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve në vend është ndikuar nga temperatura dhe thatësira, duke kërkuar ndërhyrje të koordinuar nga strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror.
Nga 25 vatra zjarri të raportuara, 19 janë shuar dhe vënë nën kontroll, ndërsa 6 vatra mbeten ende aktive dhe janë nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet tona në terren.

Një vatër e veçantë dhe problematike, për shkak edhe të terrenit të vështirë është ajo në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullotë, shkurre dhe pisha. Aktualisht, zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zona të banuara.

Gjithashtu, mbeten aktive vatrat e zjarrit në Surroj dhe Shishtavec, bashkia Kukës – Skuraj, bashkia Kurbin – Sopot, bashkia Delvinë dhe Luf, bashkia Pukë, por ato nuk përbëjnë rrezik për qytetarët dhe pronat.

Në operacionet e fundit për shuarjen e zjarreve janë angazhuar:

– 128 forca zjarrfikëse,
– 80 forca ushtarake,
– 17 efektivë të Policisë së Shtetit,
– 69 nga strukturat e emergjencave civile të pushtetit lokal,
– 14 punonjës të administratës së zonave të mbrojtura,
– 42 pjesëtarë të shërbimit pyjor, dhe
– 52 vullnetarë.

Gjithashtu, në operacion është përfshirë edhe helikopteri Cougar, duke ndihmuar strukturat operacionale në kontrollin dhe shuarjen e zjarreve.
Duke marrë parasysh temperaturat e larta që favorizojnë përhapjen e zjarreve, ftojmë qytetarët, veçanërisht fermerët dhe blegtorët, të shmangin kategorikisht ndezjen e zjarreve për çdo arsye. Çdo rast zjarri duhet të raportohet menjëherë pranë autoriteteve përkatëse.

Theksojmë se ndezja e zjarreve është vepër penale dhe ndëshkohet sipas ligjit. Autorët e këtyre veprave do të mbajnë përgjegjësi të plotë për çdo rrezik që i shkaktojnë jetës së qytetarëve, pronës, mjedisit dhe vlerave kulturore. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha institucionet përkatëse, do të vazhdojnë të ndjekin situatën dhe të angazhojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.

Arena e Lajmit

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: Në 24 orë u raportuan 25 vatra, gjashtë ende aktive

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook