Vizita në Letoni, Begaj: BE të adresojë në mënyrë proaktive nevojat dhe sfidat specifike për Shqipërinë, mbështetje të plotë për Ukrainën

Presidenti Bajram Begaj, nisi sot vizitën shtetërore në Letoni, ku Riga ishte ndalesa e parë në Republikat Baltike.

Kjo është dhe vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Shqipërisë që ndërmerret në tre vendet baltike:Letoni, Estoni dhe Lituani.

Në pritjen e organizuar për nder të Presidentit të Shqipërisë, merrnin pjesë Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, Kryetarja e Parlamentit, Daiga Mieria, Kryeministrja, Evika Siliņa, si dhe përfaqësues të tjerë të shtetit dhe qeverisë letoneze.

Fillimisht, Begaj pati një takim kokë më kokë me homologun e tij Rinkēvičs, të cilin e falënderoi për pritjen, duke e cilësuar si një moment për të forcuar dialogun politik të shkëlqyer mes dy vendeve mike që ndajnë qëndrime të përbashkëta për çështjet rajonale dhe globale.

Presidenti Begaj shprehu përkushtimin e Shqipërisë për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Whatsapp Image 2024 09 03 At 14.29.21
Whatsapp Image 2024 09 03 At 14.29.21

Për sa i përket marrëdhënieve ekonomike, Presidentët e dy shteteve biseduam për rritjen dhe zgjerimin e tyre, duke përfshirë investimet direkte, turizmin, shkëmbimet tregtare, arsimin dhe kërkimin shkencor.

Në këtë aspekt, u propozua vendosja e një linje ajrore direkte të përhershme, e cila do të sjellë afrimin mes dy vendeve, rritjen e fluksit të shkëmbimeve dhe të turizmit.

Ndërsa vlerësoi mbështetjen e Letonisë përgjatë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, Presidenti i Republikës u shpreh se me përparimin e jashtëzakonshëm në përafrimin me standardet e BE-së, Shqipëria shpreson për një rrugë të qartë dhe të shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në Union.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor u konsiderua në takim si një rrugëzgjidhje përballë influencave të palëve të treta të shtuara me agresionin Rus në Ukrainë dhe si një mundësi për të nxitur stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje ndaj Letonisë për kontributin në rajon, duke theksuar praninë e trupave në kuadër të KFOR-it dhe mbështetjen ndaj Kosovës për integrimin Euroatlantik.

Whatsapp Image 2024 09 03 At 14.29.21 (1)
Whatsapp Image 2024 09 03 At 14.29.21 (1)

Në takim u bisedua për sfidat e reja me të cilat Shqipëria dhe Letonia përballen si aleate në NATO dhe në këtë aspekt u theksua nevoja për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. “Shqipëria, – u shpreh Presidenti Begaj, – mbetet në solidaritet me Letoninë me trupat e saj në batalionin shumëkombësh të NATO-s në Adazi.

Biseda kokë më kokë mes Presidentëve Begaj dhe Rinkēvičs u pasua nga takimi i zgjeruar me pjesëmarrjen e delegacioneve përkatëse dhe më pas krerët e dy shteteve zhvilluan konferencën e përbashkët për mediat.

Në deklaratë, Presidenti theksoi se sot, ne jemi aleatë në NATO, dhe së shpejti, ëndërrojmë dhe synojmë të jemi së bashku në BE. Ai u shpreh se Sigurisht që Shqipëria dhe Letonia gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe dhe kemi zhvilluar një dialog politik të shkëlqyer që ndan të njëjtat qëllime strategjike dhe mbështet vlerat europiane të përbashkëta.

“Dialogu ynë politik ekzistues duhet të inkurajojë bashkëpunim më konkret dypalësh dhe shumëpalësh në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë për përfitimet e qytetarëve tanë, duke përfshirë ekonominë, shkëmbimet tregtare, turizmin, shkëmbimet kulturore dhe të të rinjve etj. Jam i bindur se diskutimet e frytshme të sotme do të ndihmojnë të ecim shpejt dhe me guxim në atë drejtim.

Whatsapp Image 2024 09 03 At 14.29.22
Whatsapp Image 2024 09 03 At 14.29.22

Si aleatë të NATO-s, Shqipëria dhe Letonia bashkëpunojnë ngushtë në mbrojtje dhe siguri. Ne përballim sfida të përbashkëta dhe të ngjashme që kërkojnë forcimin e bashkëpunimit tonë në mbrojtjen kolektive dhe aspektet dypalëshe.

Jam krenar të theksoj se Shqipëria ka kontribuar me trupa në Brigadën Multinacionale që nga viti 2017. Roli i Letonisë si një vend pritës dhe mbështetja që ofron për trupat kanë qenë jetike për suksesin e kësaj Brigade.

Gjithashtu vlerësojmë kontributin e Letonisë me trupa në misionin e KFOR- it në Kosovë, duke theksuar se KFOR luan një rol jetik në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kontributi dhe shërbimet e ushtarëve tuaj vlerësohen lart nga ne.

Anëtarësimi i Letonisë në BE ka qenë një nga historitë e suksesshme të procesit të integrimit të BE-së, dhe do të doja të shpreh urimet e mia të sinqerta për popullin letonez për arritjen e kësaj pike të rëndësishme.

Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti strategjik i Shqipërisë. Shqipëria ka një politikë të jashtme plotësisht të linjëziar me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE-së.

Whatsapp Image 2024 09 03 At 14.29.22 (1)
Whatsapp Image 2024 09 03 At 14.29.22 (1)

Ne kemi punuar me përkushtim për të zbatuar reforma të kërkuara për anëtarësimin në BE, veçanërisht në fushat si sundimi i ligjit, anti-korrupsioni dhe qeverisja ekonomike. Gjithashtu, kemi qenë të fokusuar në përmirësimin e efikasitetit administrativ dhe në përputhjen e politikave tona.

Shqipëria është e përkushtuar të mbajë momentumin e përpjekjeve të saj reformuese dhe të sigurojë që vazhdojmë të përmbushim standardet e larta të kërkuara për anëtarësim.

Në të njëjtën kohë, BE-ja duhet të adresojë në mënyrë proaktive nevojat dhe sfidat specifike për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo përfshin përshpejtimin e projekteve të infrastrukturës që lidhin rajonin më ngushtë me pjesën tjetër të Europës, forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe integrimin e ekonomive rajonale në tregun më të gjerë të BE-së”, tha Begaj.

Ai gjithashtu shprehu solidaritetin e plotë me Ukrainën dhe përsëriti mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

Whatsapp Image 2024 09 03 At 14.29.23
Whatsapp Image 2024 09 03 At 14.29.23

“Është jetike për sigurinë tonë të përbashkët që të rrisim dhe të mbajmë mbështetjen tonë për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të siguruar që Ukraina të triumfojë si një komb i lirë dhe sovran. Mbështetja për Ukrainën është një investim në sigurinë tonë.

Shqipëria mbështet Formulën e Paqes të Presidentit Zelensky, dhe ne besojmë se e ardhmja e Ukrainës është brenda familjes Euro-Atlantike. Ne gjithashtu mbështesim synimin e Ukrainës për të bërë pjesë në NATO sa më shpejt që kushtet të lejojnë.

Për sa i përket kontributit të Shqipërisë ndaj Ukrainës, lejomëni të përmend që ne kemi mbështetur Ukrainën ushtarakisht, diplomatikisht dhe me ndihma humanitare, por do të doja të veçoja disa momente të rëndësishme: për shembull, Shqipëria bashkëorganizoi me Ukrainën në Tiranë Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, dhe sigurisht kur Shqipëria ishte kryesuese jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne ishim bashkë-penmbajtës për çështjet e Ukrainës së bashku me SHBA-në.

Whatsapp Image 2024 09 03 At 14.29.24
Whatsapp Image 2024 09 03 At 14.29.24

Sigurisht, në atë organizatë Shqipëria ka qenë gjithmonë e prerë që ne jemi mbështetësit e palëkundur të Ukrainës, dhe dënojmë në termat më të fortë agresionin e padrejtë dhe të paprovokuar rus në Ukrainë.

Shqipëria dhe Letonia janë vende mike që janë aleate e së shpejti partnerë në BE.

Le të zhvillojmë në më të mirën e saj këtë marrëdhënie për të patur sa më shumë përfitime për vendet tona dhe për qytetarët tanë”, tha Begaj.

Whatsapp Image 2024 09 03 At 14.29.25
Whatsapp Image 2024 09 03 At 14.29.25
Arena e Lajmit

Vizita në Letoni, Begaj: BE të adresojë në mënyrë proaktive nevojat dhe sfidat specifike për Shqipërinë, mbështetje të plotë për Ukrainën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook