Banka e Shqipërisë përgatit udhëzuesin e parë për rreziqet financiare të lidhura me klimën dhe mjedisin, ja çfarë përfshin

Bankat duhet të integrojnë rreziqet klimatike në kuadrin e përgjithshëm të administrimit të rrezikut, për të shmangur humbjet e papritura. Rreziqet e lidhura me klimën dhe mjedisin mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e biznesit të bankave.

Bankat duhet të identifikojnë rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike dhe degradimi mjedisor në nivel sektorësh kryesorë apo zonash gjeografike si dhe në nivel produktesh e shërbimesh që ofron ose planifikon të ofrojë, duke marrë në konsideratë që disa nga këto rreziqe mund të materializohen gjatë një periudhe kohe afatmesme ose afatgjatë.

Rreziqet e lidhura me klimën dhe mjedisin mund të ndikojnë, për shembull, në rritjen ekonomike, punësimin ose çmimet e pronave në nivel kombëtar, rajonal ose lokal.

Ngjarjet e motit mund të shkaktojnë thatësira ose përmbytje që ndikojnë në prodhimin bujqësor të një rajoni, kërkesën për banesa ose në vlerën e kolateralit, në nivel kombëtar, rajonal ose lokal. Paralelisht, konkurrenca ndikohet nga zhvillimi i një tregu financimi të gjelbër dhe preferencat e konsumatorëve zhvendosen nga mallrat dhe shërbimet me emetim të lartë karboni ose ndryshe ndotëse, drejt produkteve dhe shërbimeve me
emetim të ulët karboni ose ndryshe “të gjelbra”.

Në identifikimin e rreziqeve, një bankë mund të kategorizojë klientët ose portofolet e saj sipas ekspozimeve ndaj rrezikut klimatik. Për shembull, grupimi gjeografik mund të ndihmojë në identifikimin e ekspozimeve që janë të ekspozuara ndaj rreziqeve të larta fizike, si rreziku i lartë i përmbytjeve ose thatësirës.

Bankat duhet të marrin në konsideratë edhe ndikimin që mund të kenë në mjedis strategjia e zhvillimit dhe modeli i tyre i biznesit, për shembull, nëpërmjet matjes dhe kufizimit të emetimeve të gazrave serë ose efikasitetin e burimeve të portofoleve të saj kryesore, ose që rrjedhin nga aktivitetet e tyre.

Bankat duhet të vlerësojnë nëse do të zhvillojnë produkte të qëndrueshme që konsiderohen të jenë më rezistente ndaj rreziqeve të lidhura me klimën dhe mjedisin. Këto përfshijnë produkte të emërtuara zakonisht si “të gjelbra”. Bankat mund të përdorin produkte të tilla si një mjet për të arritur objektivat e saj të rrezikut të lidhura me klimën dhe mjedisin dhe të rregullojë modeline saj të biznesit dhe përbërjen e portofolit. Për shembull, banka mund të vendosë objektiva strategjikë ose limite në lidhje me ekspozimet e saj ndaj aktiviteteve ose sektorëve të caktuar ekonomikë. Më tej, banka duhet të ketë parasysh se vendosja e objektivave strategjik ka të ngjarë të ndryshojë profilin e saj të përgjithshëm të rrezikut, duke rezultuar në nevojën për të rishikuar oreksin e saj ndaj rrezikut./Monitor

Arena e Lajmit

Banka e Shqipërisë përgatit udhëzuesin e parë për rreziqet financiare të lidhura me klimën dhe mjedisin, ja çfarë përfshin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook