“Berisha s’ka qëllim të vijë në pushtet”/ Shabani: Opozita ka degraduar, të riorganizohet ndryshe

Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se Sali Berisha nuk ka për qëllim që të vijë në pushtet.

Ai u shpreh se opozita ka degraduar dhe se duhet që të riorganizohet. Sipas tij, edhe protestat e opozitës nuk kanë impakt real te qytetarët. Shabani deklaroi se me anë të protestave, opozita thjesht vëzhgon sesa mbështetës ka.

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani: Opozita duhet të riorganizohet ndryshe. Sali Berisha nuk ka synim që të vijë në pushtet. Nuk del as në fushatë sepse është në arrest shtëpie. Sali Berisha ka humbur më shumë zgjedhje në histori. Berisha dekurajon njerëzit, kur thotë se vidhen zgjedhjet. Nuk duhet të humbasim më kohën me Berishën. Opozita ka degraduar. Protestat nuk kanë dhënë impakt. Thjesht me protesta opozitarët duan të shikojnë sesa njerëz kanë me vete.

Me amnistinë u falën 100 të dënuar nga SPAK, PD u bë bashkë me PS. Nuk kanë legjitimitet as politikanët e opozitës. Në PD ka pasur gjithmonë fraksione, sepse Berisha nuk e lëshon fronin. Kjo bën që shumë persona, që kanë qenë aty, të bëjnë parti të reja, që të shprehin idetë e tyre. Ne duam t’ju ofrojmë shqiptarëve fytyra të reja, që janë të rinj, me ide novative për një Shqipëri më të mirë. Forca të reja politike kanë nisur që të depërtojnë në këshillat bashkiakë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Berisha s’ka qëllim të vijë në pushtet”/ Shabani: Opozita ka degraduar, të riorganizohet ndryshe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook