Conceição i “pafat”, portugezi dëmtohet dhe i bashkohet Thuram dhe Weah në “infermeri”

Tjetër lëndim muskolar te Juventusi. Pas atyre të Thuram dhe Weah, ndalon edhe Francisco Conceição. Sulmuesi portugez ka pësuar një problem muskulor dhe nesër do t’i nënshtrohet testeve të reja mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Lajm i keq për Thiago Motta-n, i cili ndërkohë pret të kuptojë se kur do të jenë sërish në dispozicion Thuram dhe Weah: gjendja e tyre do të vlerësohet në ditët në vijim.

Aventura e Conceição me fanellën e Juventusit nuk nis në mënyrën më të mirë. Pas debutimit të tij në ndeshjen kundër Romës, anësori portugez duket se është detyruar të ndalojë menjëherë për shkak të një problemi muskulor që mund ta mbajë jashtë fushës për disa ditë (në varësi të rezultatit të testeve) dhe ta pengojë atë në integrimin në ekip sa më shpejt të jetë e mundur. Vetëm ekzaminimet në orët në vijim do të tregojnë më shumë për shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit të lojtarit portugez.

Arena e Lajmit

Conceição i “pafat”, portugezi dëmtohet dhe i bashkohet Thuram dhe Weah në “infermeri”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook