Dalin pamjet, ja automjeti që autorët përdorën në atentatin e dyfishtë te Don Bosko

Zbardhen të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e “Don Bosko” në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona.

Si pasojë e të shtënave me armë mbetën të plagosur 22-vjeçari Ronaldo Metushi dhe 45-vjeçari Kastriot Elezi. Ata ishin duke pirë kafe në një lokal kur ndaj tyre u qëllua me breshëri nga një automjet, që më pas u gjet i djegur nga policia.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për Arena e Lajmit pamje nga automjeti tip Golf5, me të cilën autorët e dyshuar kanë kryer atentatin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ende nuk dihet zyrtarisht se kush ka qenë objketiv i atentatit, megjithëse dyshohet se ai ishte organizuar ndaj 45-vjeçarit.

Nga dëshmitë e dhëna nga të plagosurit mësohet se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash, duke mos i dhënë mundësi atyre që të kenë mundësi që të identifikojnë ndonjë prej autorëve.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se autorët kanë qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej Elezi dhe Metushi nga brenda makinës. Gjithashtu dyshohet se autorët kanë qenë të maskuar.

Arena e Lajmit

Dalin pamjet, ja automjeti që autorët përdorën në atentatin e dyfishtë te Don Bosko

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook