Eksportimi i mbetjeve toksike, Shabani: Aferës t’i shkohet deri në fund. Të na tregojnë ku i kanë çuar mbetjet gjithë këto kohë

Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, ka komentuar skandalin e eksportimit të mbetjeve toksike nga vendi ynë drejt Tajlandës.

Shabani tha se aferës të eksportimit të mbetjeve toksike duhet t’i shkohet deri në fund. Gjithashtu, Shabani ka kërkuar që të tregohet nga Kurum-i dhe shteti shqiptar, se ku janë çuar mbetjet toksike në gjithë këto vite.

“Nëse Kurumi prodhon mbetje toksike kaq vite, ku janë dërguar gjithë këta vite? Aferës i duhet shkuar deri në fund. Këtu dëmi është i jashtëzakonshëm.

Kontaminimi i produkteve ushqimore do të thotë që të kesh probleme, që njerëzit të kenë edhe kancer, vetëm pse pasurohen qeveritarët. Mbetjet toksike kontaminojnë ujin e tokën, duke na rrezikuar jetën”, tha Shabani.

(balkanweb)

Arena e Lajmit

Eksportimi i mbetjeve toksike, Shabani: Aferës t’i shkohet deri në fund. Të na tregojnë ku i kanë çuar mbetjet gjithë këto kohë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook