Hetimi i koncensioneve në Shëndetësi, nga drejtoresha e QSUT te drejtuesit e spitaleve rajonale. Ja lista e dëshmitarëve që do të thirren në Komision

Komisioni Hetimor për Konçensionet në Shëndetësi, mandati i të cilit u shty edhe për 3 muaj, ka dakordësuar sot listën e drejtuesve të institucioneve që do të thirren për të dëshmuar.

Kështu lidhur me konçensionin e “check up” do të thirren për të dëshmuar nga Alma Cani, drejtoresha e QSUT-së, te drejtuesit e spitaleve rajonale. Për të dëshmuar janë thirrur ish-drejtorët e spitaleve rajonale Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, drejtori i Koço Gliozhenit, Traumës dhe anëtarët e grupit të punës së check up.

Mbledhja e sotme, ndoshta nga më të qetat e zhvilluara në këtë komision, që drejtohet nga Albana Vokshi, ka zgjatur rreth 20 minuta, çka duket se palët janë dakordësuar përsa i takon thirrjes së dëshmitarëve të rinj.

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit Hetimor, tha se lista e dëshmitarëve do të nisë nga ata drejtues apo ish-drejtues që nuk preken nga mungesa e informacionit.

“Lista e dëshmitarëve e kemi diskutuar dje gjatë në mbledhjen e kryesisë, jemi dakordësuar që meqë një pjesë e materialeve nga SPAK sa i përket check up, që arrijnë deri në 2019, ka ardhur vetëm disa ditë para, kemi vendosur që ta nisim me ata persona në listën e dëshmitarëve që nuk preken nga mungesa e këtij informacioni.

Propozimi është që të thërriten ish-drejtorët e QSUT, drejtoresha aktuale, ish-drejtoresha e spitalit Durrës, traumës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, drejtori i Koco Gliozhenit, anëtarët e grupit të punës së check up, kanë qenë disa mjekë dhe mjekët që i kishim në listë para se të mbyllej sesioni i kaluar por nuk e bënë dot dëshminë”, tha Vokshi.

Opozita dhe mazhoranca miratuan në seancën e 25 korrikut zgjatjen e afatit për komisionin hetimor për dy koncesionet sterilizimin dhe check up. i vetmi deputet që votoi kundër ishte socialisti Erion Braçe.

Koncensionet e Sterilizimit dhe Check-up-it janë prej disa kohësh çështje hetimore nga SPAK-u. Për çështjen e parë hetimet janë mbyllur, ndërsa janë nën arrest me burg ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe koncensionari Ilir Rrapaj, si dhe dyshohet për shkelje dhe shpërdorim detyre ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.

Hetimet lidhur me koncensionin e Check-up-it vijojnë.

Arena e Lajmit

Hetimi i koncensioneve në Shëndetësi, nga drejtoresha e QSUT te drejtuesit e spitaleve rajonale. Ja lista e dëshmitarëve që do të thirren në Komision

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook