Kombëtarja U-21/ Janaqi dhe C.Shpendi largohen për arsye dëmtimi, trajneri Bushi fton Ardit Nikajn

Kombëtarja U-21 po përgatitet për takimin ndaj Zvicrës U-21 në transfertë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Sllovaki 2025”.

Ashtu siç është bërë e ditur, mbrojtësi Adrian Bajrami është bashkuar me Kombëtaren A. Gjithashtu, për ndeshjen ndaj Zvicrës trajneri Bushi nuk do të ketë në dispozicion edhe mesfushorin Dejvid Janaqi dhe sulmuesin Cristian Shpendi, për arsye dëmtimi.

Sakaq, trajneri Alban Bushi ka thërritur futbollistin Ardit Nikaj për t’u bashkuar me Kombëtaren U-21. Sulmuesi është vendosur menjëherë në dispozicion të skuadrës dhe do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në takimin ndaj Zvicrës U-21.

Gjendja e pjesës tjetër të skuadrës është e mirë dhe të gjithë lojtarët kanë marrë ngarkesën e plotë në seancat stërvitore.

Ndeshja Zvicër U-21 – Shqipëri U-21 do të luhet në stadiumin “Stade de la Tuilière”, më 6 shtator në orën 19:30.

Arena e Lajmit

Kombëtarja U-21/ Janaqi dhe C.Shpendi largohen për arsye dëmtimi, trajneri Bushi fton Ardit Nikajn

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook