Mandati i deputetit Sinaj, ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Rregullores për të marrë vendimin

Brenda datës 18 shtator, Këshilli i Mandateve dhe Rregullores do të mblidhet dhe diskutojë me detaje lidhur me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj.

Gjatë mbledhjes së sotme, pati debate mes deputetit Sinaj dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili paraqiti kërkesën duke pretenduar se ligjvënësi socialist ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde publike.

Ndërkohë, Sinaj u shpreh se kurrë nuk ka përfituar fonde, madje e konsideroi veten një donator, që ka dhuruar jo vetëm gjatë kohës së tërmetit plot 100 mijë dollarë përmes bizneseve të tij, por edhe pagën si deputet e ka dhuruar për njerëzit në nevojë.

Debati në jo pak raste ka kaluar me tensione, aq sa deputeti Sinaj akuzoi Bardhin se ka shantazhuar deputetët e partisë së tij, që nuk i kanë dhënë firmën për të paraqitur kërkesën lidhur me mandatin e ligjvënësit socialistë.

Por Bardhi në reagimin e tij tha se “nëse keni prova dhe fakte apo pretendime se unë kam shantazhuar dikë, atëherë mund ti drejtoheni organeve të drejtësisë”.

Arena e Lajmit

Mandati i deputetit Sinaj, ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Rregullores për të marrë vendimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook