Nations League/ Grup i plotë për Lucescu-n, rumunët mbërrijnë sonte në Kosovë

Kombëtarja e Rumanisë ka zhvilluar mbrëmjen e së martës stërvitjen e parë të plotë në kampin stërvitor të Mogosoaia.

Në grumbullim kanë arritur edhe lojtarët e fundit të thirrur nga përzgjedhësi Mircea Lucescu, pikërisht Alexandru Chipciu dhe Iulian Cristea nga Universiteti Cluj dhe Andrei Artean nga CFR Cluj, transmeton GazetaBlic Sport.

Kështu për herë të parë trajneri kishte në dispozicion të 25 lojtarët e thirrur për përgatitjen e dy ndeshjeve të rëndësishme kundër Kosovës dhe Lituanisë.

Gjatë mëngjesit të sotëm është caktuar një seancë e re stërvitore, e fundit para nisjes për në Kosovë. Trengjyrëshit do të zbarkojnë në Kosovë sot rreth orës 18:30.

Ndeshja do të drejtohet nga një brigadë azere, me Aliyar Aghayev kryesor.

Arena e Lajmit

Nations League/ Grup i plotë për Lucescu-n, rumunët mbërrijnë sonte në Kosovë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook