Sot në orën 18:00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike.
Gazetari Osman Stafa raporton për Neës24 se një nga çështjet që do të diskutohet është ajo e protestave.
“Strategjia e saktë e asaj që do të vendoset do të bëhet me dije në fund të mbledhjes. Korridoreve të PD diskutohet në lidhje me protesta të qëndrueshme e të vijueshme, bllokim rrugësh apo mosbindje civile, por gjithçka mbetet për t’u parë”, tha ai.
Një nga kërkesat e protestuesve o të jetë ajo e krijimit të një qeverie teknike, pasi PD vlerëson se PS nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme sepse sipas tyre përdor pushtetin për të blerë votën.