Temperatura deri në 37 gradë, por pasditja rezervon surpriza/ Si parashikohet moti sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që gjatë ditës së sotme vendi të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në zhvillim.

Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në lindje reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era parashikohet të jetë nga juglindja-veriperëndimi me shpjetësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 34°C
në zonat e ulëta 18 deri 37°C
në zonat bregdetare 19 deri 36°C

Arena e Lajmit

Temperatura deri në 37 gradë, por pasditja rezervon surpriza/ Si parashikohet moti sot

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook