“Throwback”, sot 20 vite nga suksesi historik i kombëtares tonë ndaj kampionëve të Evropës

4 shtator 2004 dhe 4 shtator 2024. Sot, shënojnë 20 vite nga ai sukses i paharruar i Kombëtares shqiptare kundër Greqisë në një “Qemal Stafa” të mbushur plot e përplot nga tifozët e mrekullueshëm kuqezi.

Fitore me shifrat 2-1 ndaj grekëve, të cilët ishin shpallur kampionë Europe, vetëm 2 muaj më parë, në 4 korrik të 2004, teksa në finale mundnin Portugalinë. Golat për Shqipërinë i shënonin Edvin Murati që në minutën e tretë, pas një gabimi në mbrojtjen greke, dhe më pas, Adrian Aliaj, me një goditje spektakolare nga goditja e dënimit, dyfishonte që në pjesën e pare rezultatin. Më pas, goli i Janakopulos për grekët në minutën e 38-të, vetëm sa i shkurtoi shifrat dhe ndeshja përfundoi 2-1.

Fitorja solli një festë të jashtëzakonshme në rrugët e Tiranës, ku të gjithë shqiptarët dolën për të festuar deri në orët e para të mëngjesit, pasi Kombëtarja shqiptare fitoi me kampionët në fuqi të Europës. Ndërkohë, ndeshja e kthimit në Greqi u fitua nga vendësit 2-0 në vitin 2005 dhe ajo do të ishte edhe përballja e fundit që Shqipëria dhe Greqia kanë patur, qoftë edhe për takime miqësore.

Arena e Lajmit

“Throwback”, sot 20 vite nga suksesi historik i kombëtares tonë ndaj kampionëve të Evropës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook