Yarmolenko, lojtari i Ukrainës dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Shqipërisë, në Nations League.
“Pas EURO 2024, le të themi që atmosfera nuk ka qenë më e mira. Unë dëshiroja që të vazhdonim dhe të arrija më shumë në atë turne. Tani e ka radhën Liga e Kombeve. Ne po përgatitemi për Shqipërinë. Ata janë një kundërshtar i mirë, duhet t’i analizojmë, por më shumë duhet t’i japim vëmendje lojës tonë. Do të ndjekim udhëzimet e trajnerit dhe në këtë mënyrë jam i sigurt që do të kemi një rezultat pozitiv.
Ne e kuptojmë se pse kemi ardhur këtu. Ne përfaqësojmë një komb në të cilin ka luftë. Ne duhet t’u japim njerëzve të paktën disa emocione pozitive”, tha sulmuesi.