Zjarri masiv në fabrikën e plastikës, flakët vendosen nën kontroll pas disa orësh “betejë”

Forcat zjarrfikëse kanë arritur të vendosin nën kontroll zjarrin masiv, i cili përfshiu një fabrikë në qytetin e Elbasanit,

Sipas Emirjon Sotas, shef i shërbimit zjarrfikës në Elbasan, zjarri në Fabrikën e prodhimeve të plastikës në Ish-Kombinatin Metalurgjik ka rënë në mesditë, në pjesën e jashtme të fabrikës, por me ndërhyrjen e shpejtë, u shua në kohë rekord.

“Siç jemi njoftuar rreth orës 14:40 për një zjarr të rënë në një fabrikë përpunimi plastike, ku zjarri ka përfshirë pjesën e jashtme, janë përfshirë tuba plastikë dhe arka, është bërë izolimi i vatrës së zjarrit duke shpëtuar fabrikat që ndodheshin ngjitur. Në operacion morën pjesë 10 automjete zjarrfikëse nga bashkitë e Qarkut Elbasan dhe nga Ministria e Mbrojtjes. Rreth 40 efektivë zjarrfikës, të cilët bënë të munduar shuarjen. Nga ky zjarr nuk ka asnjë të lënduar. Paraprakisht shkaku dyshohet aksidental”, u shpreh Sota.

Gjithashtu në lidhje me ngjarje foli edhe Ilir Llapushi, shef i shërbimit zjarrfikës në Gramsh i cili u shpreh se zjarre si ky që përfshiu Fabrikën e Plastikës janë zjarre të vështirë. Kjo pasi ato janë zjarre që djegin lëndë plastike të cilat janë lëndë lehtësisht të djegshme.

“Duhet të punosh me kujdes dhe me kundragaz, por me mbështetjen e qarkut dhe Tiranës, u bë lokalizimi i plotë i zjarrit deri në shuarjen e tij,” tha ai.

Ndërkohë kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja i cili ishte në vendngjarje i përgëzoi punonjësit e shërbimit zjarrfikës dhe u shprehu mirënjohjen e tij për sakrificën dhe punën mjaft të rrezikshme që përballuan deri në vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit.

Arena e Lajmit

Zjarri masiv në fabrikën e plastikës, flakët vendosen nën kontroll pas disa orësh “betejë”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook