Zyrtare/ Albi Doka rikthehet në Shqipëri, firmos për 3 vite me Skënderbeun

Albi Doka do të jetë futbollisti i Skënderbeut. Ky lajm është konfirmuar nga vetë klubi korçar përmes një postimi në rrjetet sociale. Njoftohet se mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me bardhekuqtë.

Postimi i plotë

Albi Doka zyrtarisht bardhekuq!

Doka ka hedhur firmën mbi kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme!

#forcaujqër

 

Rikujtojmë që Doka ka qenë një kërkesë e hershme e klubit bardhekuq, por marrëveshja nuk është finalizuar më herët për shkak se lojtari ka qenë në pritje të ndonjë oferte nga jashtë vendit. Anësori tiranas, pasi ka mbyllur marrëveshjen me Ujpestin në Hungari, ku ka luajtur gjysmën e sezonit të kaluar, ka qenë në kërkim të një ambienti të ri. Ai pritet të zbarkojë menjëherë në stërvitje për tu përgatitur për ndeshjen e radhës në kampionat. Duhet thënë se Skënderbeu është klubi i dytë shqiptar i Dokës, pas Tiranës.

Arena e Lajmit

Zyrtare/ Albi Doka rikthehet në Shqipëri, firmos për 3 vite me Skënderbeun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook