Aksi Thumanë-Kashar/ Balluku i izoloi, banorët nuk tërhiqen. Ja kur zhvillohet protesta e rradhës

Banorët e Krujës, Fush-Krujës, Niklës, Thumanës dhe zonave që ndjehen të izoluara si pasojë e mungesës së nyjeve lidhëse në aksin Thumanë-Kashar, do të protestojnë sërish pasditen e së premtes, ora 18:00.

Përballë heshtjes së autoriteteve, përfshi ARRSH-në dhe Ministrinë e Infrastrukturës së drejtuar nga zv.Kryeministrja Belinda Balluku, banorët paralajmërojnë se nuk do të ketë asnjë hap pas, derisa të çlirojnë Krujën nga izolimi.

Janë plot 85 mijë banorë që ndjehen të izoluar për shkak se aksi i ri rrugor, pavarësisht projektit fillestar, nuk ka asnjë nyje lidhëse, duke mos i dhënë asnjë mundësi qytetarëve dhe bizneseve që të kenë akses. E vetmja dalje apo nyje lidhëse është 23 km, ndërkohë që i gjithë aksi rrugor është 21 km.

Banorët akuzojnë Belinda Ballukun, ARRSH dhe firmën që zbatoi projektin lidhur me izolimin, ndërsa përgjigjia e vetme që kanë marrë ka qenë përballja me forcën policore, e cila sa herë ka protestë ndërhyn për hapjen e aksit rrugor, duke larguar forcërisht qytetarët që bllokojnë rrugën.

Së fundmi qytetarët kanë protestuar edhe para Kuvendit, kanë kërkuar sqarime nga Balluku, por ajo ka zgjedhur ti injorojë, të mos përballet dhe të mos japë asnjë zgjidhje.

“Si qytetar krutan, si opozitar garantoj që ne do të qëndrojmë të bashkuar për të arritur atë që duam, për të zhbërë një padrejtësi. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kishim dhe se na takon.

Kjo nuk ka për të ndodhur, ndaj qeveria duhet që sa nuk është vonë, sa më shpejt t’i japin zgjidhje një problemi të krijuar prej tyre.

Duhet në mënyrë urgjente që një dalje të hapet që banorët e Njësisë Administrative të Bashkisë Krujë të mos shkojnë deri në Kashar dhe të kthejnë më pas për të ardhur në familjet e tyre. Kjo është tallje, kjo është padrejtësi dhe ne nuk do të pajtohemi.

Një apel kam për çdo krutan, të bashkuar të vazhdojmë qëndresën. Të lëmë çdo ndasi e të parën të vëmë Krujën tonë turistike dhe historike që ky regjim e ka izoluar për interesa korruptive.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë tubimet paqësore që lidhen me një të drejtë themelore, lëvizjen e lirë, që krutanët të shkojnë në shtëpitë e tyre si gjithë shqiptarët!”, thuhet në një postim në rrjetet sociale, një ditë para zhvillimit të protestës së rradhës.

Arena e Lajmit

Aksi Thumanë-Kashar/ Balluku i izoloi, banorët nuk tërhiqen. Ja kur zhvillohet protesta e rradhës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook