Dhunoi të moshuarin për t’i vjedhur portofolin, kapet 17-vjeçari

Policia e Shkodrës ndaloi një 17-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vjedhur me dhunë portofolin një të moshuari. Sipas policisë, 17-vjeçari ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë për të realizuar vjedhjen, ndërsa i moshuari ndodhet në spital.

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi një 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, në rrugën “13 Dhjetori” kanë tentuar t’i marrin me dhunë portofolin shtetasit P. Th., 65 vjeç, banues në Shkodër.

65- vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Arena e Lajmit

Dhunoi të moshuarin për t’i vjedhur portofolin, kapet 17-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook