Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada Amerikane: Kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshimin

Ambasada Amerikane në Tiranë ka kujtuar sot përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshimin.

“Unë vetëm nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të hedh një gur përtej ujërave për të krijuar shumë valëzime”, ka cituar ambasada thënien e shenjtores shqiptare.

Postimi i plotë:
Sot, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, duke nderuar Nënë Terezën, shenjtoren me origjinë shqiptare, e cila ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe kujdesit. Në të njëjtën ditë, Shqipëria kremton edhe Ditën e saj Kombëtare të Nënë Terezës. Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshimin, duke i bërë jehonë fjalëve të Nënë Terezës: “Unë vetëm nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të hedh një gur përtej ujërave për të krijuar shumë valëzime.

Arena e Lajmit

Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada Amerikane: Kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook