Nations League, trajneri i Kosovës: Jemi përgatitur, kam shumë alternativa

Franco Foda, trajneri i Kosovës dha mendimin e tij para ndeshjes nda Rumanisë (Nations League).

“Deri tani kemi pasur disa ndeshje jashtë vendit. Tani kemi ndeshjen e parë në shtëpi. Këto ditë kemi ushtruar shumë mirë me ekipin së bashku dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Rumanisë. Sikur për ekipin ashtu edhe për mua si trajner është hera e parë që luajmë në fushën e re dhe kemi tifozët pas nesh, andaj dëshirojmë të japim energji të re në këtë ndeshje.

Siç e kam potencuar edhe më herët miqësoret kanë përfunduar dhe nuk kemi kohë për të provuar. Kemi më shumë alternativa se në ndeshjet e kaluara. Kemi Fisnik Asllanin e Elvis Rexhbeçajn dhe të tjerët. Elvisi është mesfushor që mund ta përdorim në pozita të ndryshme, është lider, agresiv. Me përvojën tek Augsburgu, do t’i sjellë shumë të mira ekipit. Po punojmë intensivisht për t’i fituar ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Krasniqi dhe Rrahmani kanë luajtur në Rumani dhe tani kanë bërë hapin e radhës duke kaluar te Sparta Praga. Ne në ekip i kemi diskutuar të gjitha detajet për lojën e rumunëve. I dimë thuajse gjitha detajet se si luan Rumania në sulm e në mbrojtje, prandaj besojmë në fitore”

Arena e Lajmit

Nations League, trajneri i Kosovës: Jemi përgatitur, kam shumë alternativa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook