Protesta masive për qeveri teknike? Bardhi zbulon strategjinë e PD: Duam të garantojmë zgjedhje të lira

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, tetë muaj përpara zgjedhjeve të 2025, ka folur rreth “rrugës” që do të ndjekë Partia Demokratike për të fituar.

Bardhi, në një intervistë në News 24 tha se strategjia e Partisë Demokratike do të ketë dy drejtime: e para aksionin politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme e nga ana tjetër organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme.

“Së pari, sjellja në parlament diktohet nga sjellja e mazhorancës në raport me çështje të interesit publik apo me të drejtat e opozitës. Padyshim që në parlament secili nga ne është mandatuar nga qytetarët për t’u shërbyer interesit të tyre dhe për të çuar përpara prioritetet tonë, siç është reforma në drejtësi.

Nuk mund të ketë asgjë zgjidhje, nëse nuk garantojmë zgjedhje të lira. Nuk mund t’i lejojmë vetes që zgjedhjet e 2025 të diktohen nga paratë e korrupsionit, krimit të organizuar.

Kryesia e PD ka vendosur që duhet të ketë dy drejtime strategjia, e para aksioni politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe nga ana tjetër dhe organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme. Këto dy shtylla duhet të ecin paralel”, deklaroi Bardhi.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Protesta masive për qeveri teknike? Bardhi zbulon strategjinë e PD: Duam të garantojmë zgjedhje të lira

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook