Sejko bën bilancin: Rritet ekonomia, ulen kreditë e këqija! Shkak kursi i këmbimit të Lekut dhe turizmi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë një përmbledhje të situatës ekonomike në vendit tonë.

Sipas tij ka pasur një rritje ekonomike e cila ka mbetur në nivelet e 3.6 përqind, ndërsa inflacioni ka qenë rreth nivelit 2.1 përqind.

“Situata në vend ka ardhur në rritje, rritja ka qenë në rreth nivelit 3.6 përqind dhe inflacioni 2.1 përqind, efekt i kursit të këmbimit të Lekut ndaj Euros dhe turizmi”, tha Sejko.

Ai foli edhe në lidhje me kreditë, për të cilat tha se janë ulur niveli i kredive të këqija.

“Situata ka një rritje të mirë të kreditimit dhe depozitave. Kredia me probleme ka ardhur në rënie. Kreditimi në lekë ka pasur një rritje të mirë. Në bazë vjetore kredia në lekë është rritur ne 20 përqind”, tha Sejko.

Arena e Lajmit

Sejko bën bilancin: Rritet ekonomia, ulen kreditë e këqija! Shkak kursi i këmbimit të Lekut dhe turizmi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook