Partizani veçanërisht në sezonet e fundit është përpjekur të hapë më shumë dyer në ekipin e parë për lojtarët e akademisë, pavarësisht se deri më tani asnjë prej të rinjve nuk ka arritur të shkëlqejë sa duhet dhe të depërtojë në formacionin e parë.
Gjatë kësaj vere në ekip janë afruar dy të rinj premtues nga akademia, nga të cilët pritet shumë. Bëhet fjalë për Tedi Malajn dhe Oresti Rifën, të dy 17 vjeç.
Ky i fundit dha një asist në Europë, por më pas nuk e pati shansin të prekë fushën. Në kampionat nuk ka luajtur. Me ekipin e parë ende nuk ka debutuar as Malaj, që mund të luajë si sulmues i dytë, “pykë” ose në krah. Të dy, bashkë me Koten apo Tahrin, presin mundësinë.