Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Shënavlash, ka tronditur jo vetëm opinionin publik por edhe komshinjtë që jetonin pranë familjes.
Një prej tyre rrëfen se babë e bir kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njëri tjetrin dhe nuk ka një arsye se përse një gjë e tillë të mund të ndodhte.
Ai ka zbuluar gjithashtu se ka qenë i biri ai që e ka martuar të atin duke i gjetur nuse.
“Njeri punëtor, që është marrë me blegtori, ka punuar. Babë e bir shkonin mirë. Në komunitet nuk ka pasur ndonjë ide që shkonin keq, shkonin shumë mirë. Nuk e dimë si ndodhi kjo gjë.
Shkonin aq mirë saqë e martuan të atin.
Lajmin e morëm vesh nga shteti, nga policia. Është hapur lajmi në fshat që u largua nga shtëpia me një grua tjetër. Nuk kishte shenja që ishte i kësaj rruge”, tha ai.