BE nënshkruan marrëveshjen e parë ndërkombëtare lidhur me IA

Bashkimi Evropian (BE) nënshkroi marrëveshjen e parë ndërkombëtare ligjërisht të detyrueshme lidhur me inteligjencën artificiale.

Komisioni Evropian që përfaqëson Unionin, njoftoi se Marrëveshja Kornizë e Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale është nënshkruar sot në konferencën joformale të ministrave të Drejtësisë të Këshillit të Evropës në Vilnius të Lituanisë.

“Nënshkrimi i marrëveshjes në emër të BE-së është bërë nga KE-ja dhe se kjo është marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e detyrueshme për inteligjencën artificiale”, thuhet në deklaratë.

Theksohet se marrëveshja është plotësisht në përputhje me rregullat gjithëpërfshirëse të inteligjencës artificiale të BE-së dhe se do të ofrojë qasje të përbashkët për të siguruar që sistemet e inteligjencës artificiale të jenë në harmoni me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Marrëveshja përfshin koncepte bazë si qasja e bazuar në rrezik, transparencë në të gjithë zinxhirin e vlerës së sistemeve të inteligjencës artificiale dhe përgjegjësi shtesë për sistemet e inteligjencës artificiale me rrezik të lartë, të cilat përfshihen edhe në ligjin e BE-së për inteligjencën artificiale.

Këshilli Evropian miratoi marrëveshjen e parë ndërkombëtare për inteligjencën artificiale në maj të këtij viti.

Arena e Lajmit

BE nënshkruan marrëveshjen e parë ndërkombëtare lidhur me IA

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook