Gazetarja dhe moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar pas dorëheqjes së Alfred Pezës nga drejtor i Përgjithshëm i RTSH, vendim të cilin ai e njoftoi këtë të enjte. Disa muaj më parë Vejsiu akuzoi Pezën se i kishte larguar nga puna njerkën e saj e cila punonte prej 32 vitesh në Radio Televizionin Publik.
Ndërsa sot, moderatorja shkruan se e kishte paralajmëruar Pezën për vendimet e tij arbitrare dhe se shumë shpejt të njëjtin fat do të kishte edhe ai. Alketa Vejsiu thekson se vendimi i Pezës kishte shkaktuar traumë te familjarët e saj.
“Ti më ke prekur mua në plagën më të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës por edhe të vdekjes jemi të barabartë njësoj. Ligësia jote sdo hiqet kurrë por nga kujtesa ime emocionale“, shkruan moderatorja Alketa Vejsiu.
Reagimi i Alketa Vejsiut
“Të hoqën apo u dorëzove vetë? Të kisha thënë Alfred Peza, “What comes around goes around! Karma is a bitch”!
Sot është një ditë shumë e gëzuar për mua. Mijëra të tjerëve që ju ke hequr bukën, të paktën Zoti ju dha të drejtë!
Ç’fitove? Apo thjeshtë xhaketa me shamiçka e shefit të kënaqi ca kohë të prije koka sipas qejfit?
Ti më ke prekur mua në plagën më të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës por edhe të vdekjes jemi të barabartë njësoj. Ligësia jote sdo hiqet kurrë por nga kujtesa ime emocionale. Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu të japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë të tjerë duhet të kni nga treni i tij.
Hajde Rrugë të Mbarë!