DOKUMENTI/ Jep dorëheqjen Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Drejtori të Përgjithshëm të RTSH. Peza e ka njoftuar dorëheqjen përmes një letre drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH, dokument i cili mban datën e sotme (6 shtator, 2024). “Të nderuar, Në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04. 03. 2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë dhe vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 98, datë 22. 12. 2016 “Për miratimin e statutit të RTSH”; ju paraqes dorëheqjen, në mënyrë të parevokueshme, nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Me respekt DREJTORI I PERGJITHSHEM Alfred PEZA”, thuhet në letrën dorëzuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.

  • foto galeri

 

Peza u përzgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh në qershor 2023. Prej një kohe të gjatë, Peza u përfshi në një debat lidhur me mënyrën se si po drejtonte Radio Televizionin Shqiptar. Peza është akuzuar për shkarkime të padrejta nga puna në RTSH, pjesa më e madhe e të cilave përfunduan në procese gjyqësore duke rënduar gjendjen financiare të transmetuesit publik. Punonjësit e shkarkuar kanë bërë edhe kallëzim në SPAK ndaj Pezës. Për largimet masive nga puna, ish-punonjësit e RTSH vunë në dijeni ambasadat, Bashkimin Evropian si dhe organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së gazetarëve.

Gjithashut, në mars të këtij viti u njoftua nga burime në RTSH se Alfred Peza kishte dhënë dorëheqjen nga detyra, dorëheqje e cila disa orë më vonë u përgënjeshtrua nga vetë ai. Ndërkohë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një hetim dhe kontroll të thelluar për fondet e Festivalit të 62-të të RTSH-së. KLSH ka kryer verifikime dhe kontrolle në këtë institucion, për mënyrën si janë përdorur fondet.

Gjatë drejtimit të RTSH prej 15 muajsh, Alfred Peza pati përplasje të vazhdueshme me Këshillin Drejtues, ndërsa opozita gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Medias e vuri përballë një raporti kritik dhe akuza në lidhje me largimet nga puna dhe uljen e të ardhurave.

()

Arena e Lajmit

DOKUMENTI/ Jep dorëheqjen Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook