Foda dhe Muriqi beimplotë: Luajmë në shtëpi, ndaj Rumanisë kërkojmë maksimumin

 Sonte në mbrëmje do të nis edhe aventura e përfaqësues së Kosovës në Ligën e Kombeve. “Dardanët” do të presin në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” përfaqësuesen rumune, një kundërshtar shumë  vështirë ky për Kosovën, sidomos pasi Rumania arriti të zhvillonte një kampionat Evropian shumë cilësor.

Megjithatë pritshmëritë janë të mëdha në Kosovë, ku kërkohet një paraqitje sa më pozitive në këtë sfidë të pare të Nations League.

Përpara sfidës ndaj Rumanisë, në konferencën e zakonshme për shtyp u paraqitën, tekniku gjerman Foda dhe sulmuesi Muriqi, të cilët u shprehën besimplotë se përfaqësuesja “Dardane” mund t’ia dale të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje

 Tekniku Foda u shpreh “Tani luajmë në shtëpi. Këto ditët e fundit ekipi është stërvitur mirë dhe jemi përgatitur si duhet për lojën e nesërme. Miqësoret kanë përfunduar dhe nuk kemi kohë për prova. Kemi shumë alternativa, më shumë se në ndeshjet e kaluara. Kemi Fisnik Asllanin dhe Elvis Rexhbecajn. Po punojmë intensivisht për t’i fituar ndeshjet e Ligës së Kombeve. Terreni nuk është në mënyrën perfekte. Nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme. Por jemi në shtëpi, kemi tifozët dhe dëshirojmë të japim në këtë lojë energji të re. Lucescun e njoh shumë mirë. Rumaninë e kam përcjellë në Kampionatin Europian. E kemi studiuar mirë” u shpreh Foda.

Ndërkohë sumuesi I Mallorkës në La Liga, Vedat Muriqi u shpreh: . “Pas shumë kohësh kthehemi në Fadil Vokrri. Jemi shumë optimistë. Jemi përgatitur maksimalisht për lojën. E njohim Rumaninë edhe nga ndeshjet e kaluara. Shpresojmë t’i fitojmë tri pikë, dhe ta nisim mbarë. Ne besojmë në ‘hakmarrje’, por brenda në fushë.

Nuk duhet të kthehemi njëjtë siç na bënë ata në Rumani. Ne lojtarët duam të jemi brenda fushës dhe duhet të fitojmë për të qenë goditje e madhe për ta. Rumania dhe Kosova janë favoritë për ta zënë vendin e parë. Nëse e nisim mbarë me fitore, do të bëjmë hap të madh. E njoh Luçeskun nga Galatasaraj dhe Beshiktashi. Ai është shumë i njohur. Është trajner shumë i mirë. Kam respekt të madh për të. E njoh edhe në aspektin taktik”, tha mes të tjerash Muriqi.

Arena e Lajmit

Foda dhe Muriqi beimplotë: Luajmë në shtëpi, ndaj Rumanisë kërkojmë maksimumin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook