“Fshihej në Dubai, por së fundmi…”, gazetari jep detaje nga arrestimi i Marklen Hakës: U prangos në operacion sekret, akuzat ndaj tij

Gazetari Igli Celmeta në një lidhje live në News 24 ka dhënë detaje nga arrestimi i Marklen Hakës në Nikël të Fushë Krujës.

Celmeta tha se Haka prej kohësh qëndronte në Dubai, por se së fundmi kishte ardhur në Nikël. Sipas gazetarit, Haka është arrestuar në një operacion sekret, pasi policia kishte informacione se ai kishte ardhur në zonën e Niklës.

Igli Celmeta: Policia arrestoi Marklen Hakën, të shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe armëmbajtje pa leje. Haka ka qenë objektiv i disa atentateve, ku në një atentat u vra halla e tij.

Marklen Haka ka qenë më parë i arrestuar për vrasje, por se u lirua për mungesë provash. Ai ishte pjesë e bandës së Niklës. Dyshohet se prej kohësh fshihej në Dubai, por se së fundmi policia kishte informacione se fshihej në Nikël, ku u prangos pas operacionit sekret.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Fshihej në Dubai, por së fundmi…”, gazetari jep detaje nga arrestimi i Marklen Hakës: U prangos në operacion sekret, akuzat ndaj tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook