Ukraina do të presë Shqipërinë në Pragë për të bërë mes tyre llogaritë e sfidës së parë në Nations League. Takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45.
Një duel ku kuqezinjtë do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren, për ta nisur siç duhet këtë aventurë në Nations League. Rruga drejt fitores për “djemtë” tanë bëheh me e lehtë, pasi kundërshtari ka nisur të humbasë “pjesët”.
Kështu për sfidën me Shqipërinë do të mungojë sulmuesi kryesorë i tyre. Artem Dovbyk është dëmtuar gjatë seancës së fundit stërvitore dhe në këtë mënyrë humbet dy ndeshjet e këtij muaji. Lojtari do të rikthehet në Itali për të nisur fazën e rikuperimit