Protesta te Bashkia/ Këlliçi akuza BE: Një komuniste si Mogherini dhe Silvio Gonzato po shesin si model suksesi Kryebashkiakun

Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, ka artikuluar akuza të forta në drejtim të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ndërsa ka mbajtur një fjalim në protestën e organizuar para Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi tha se protesta ka treguar vendosmërinë e qytetarëve të Tiranës për ti bërë ballë atyre që kanë kapur për fyti qytetin e e Tiranës.

“Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, po i shet si model suksesi të rinjve të Tiranës, Erion Veliajn, një person që është nën hetim nga SPAK.

Një njeri që ka dhënë 2 mijë leje ndërtimi, që ka shkatërruar qytetin e Tiranës, dhe këtë njeri zyra e Delegacionit të BE-së dhe një komuniste si Federica Mogherini na e shesin si histori suksesi.

A mos vallë nuk e dinë që ky njeri është nën hetim pasuror?

A nuk e dini që ajo organizata që e keni financuar ju, që quhet SPAK, ka nën hetim pasuror Erion Veliajn, që i kanë arrestuar gjysmën e drejtorëve dhe gjysmën tjetër e ka nën hetim”, tha Këlliçi.

Në vijim, ai i ka drejtuar një pyetje publike prokurorit të SPAK-ut Klodian Brahon, që ka nën hetim atë që njihet si dosja ‘5D’.

“A ka të drejtë një ndërtues i 7 kateve pa leje, një njëri për të cilin janë shembur ndërtesa, përfshi edhe atë të Policisë Bashkiake, dhe shumë godina të tjera, që ti hapen sheshe ndërtimi për të ngritur kulla në mes të Tiranës, këtij njeriu, i cili thotë se janë mbyllur hetimet për dosjen 5D”, tha Këlliçi.

Arena e Lajmit

Protesta te Bashkia/ Këlliçi akuza BE: Një komuniste si Mogherini dhe Silvio Gonzato po shesin si model suksesi Kryebashkiakun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook