Rama jep lajmijn: Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, akset kryesore do monitorohen 24 orë në 7 ditë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook tha se është drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimet dhe Trafikut.

Rama tha se akse kryesore në vendin tonë do të monitorohen 24 orë në shtatë ditë.

“Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, përmes së cilës do të monitorohen 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit, përmes 150 kamerave që do të instalohen🎥🤝🇦🇱

👩🏻‍💻🧑🏻‍💻Do të nisim fillimisht me monitorimin e 200 kilometrave të parë, ku përfshihen akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe i gjithë aksi nga Tirana në Vlorë🚘🚖🚗


ℹ️Në këtë Qendër Monitorimi do të operojnë, për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, skuadra e Autoritetit Rrugor Shqiptar, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, skuadra e Urgjencës Kombëtare, për Ministrinë e Mbrojtjes, skuadra e Emergjencave Civile dhe për Ministrinë e Brendshme, skuadra e Policisë Rrugore, të cilat në koordinim të plotë do të përpunojnë në kohë reale të dhënat të cilat do të vijnë përmes kamerave👩🏻‍💻🎥🚔”, shkruan Rama.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Rama jep lajmijn: Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, akset kryesore do monitorohen 24 orë në 7 ditë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook