Amir Rrahmani, mbrojtësi i Kosovës u shpreh i zhgënjyer, pas humbjes 3-0 ndaj Rumanisë.
“3-0 në shtëpi është turpëruese. As unë nuk kam folur në dhomat e zhveshjes, pasi askush nuk e ka pritur këtë. Mos mendoni që është e lehtë për ne, edhe neve na dhemb. Të gjithë ne duam të arrijmë diçka të madhe.
“E marr përgjegjësinë si kapiten për këtë humbje. Duhet patjetër të ketë ndryshime brenda fushës. Nuk mund të luajmë në këtë mënyrë dhe të humbim 3:0″.
“Siç po luajmë në fushë, është i pashpjegueshëm rezultati. Kemi lojtarë që bëjnë diferencën, por po mungon goli. Nuk po e kuptoj ende pse po ndodh kjo. Problemi është që po pësojmë gola.
“Në tri ndeshjet me Rumaninë nuk kemi shënuar asnjë gol. Duhet të analizojmë këtë situatë. Kemi ndryshime në formacion, lojtarë të rinj që po vijnë dhe kjo po ndikon, sidomos në integrimin e lojtarëve në fushë”.