Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Mustafaj: Burimet njerëzore të mazhorancës kanë arritur në fund

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka ofruar një analizë kritike mbi ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Sipas Mustafajt, ministrat e rinj që janë emëruar nuk janë vënë në provë gjatë periudhës së verës, dhe për këtë arsye është ende e paqartë se çfarë do të sjellin ndryshimet në qeveri. Ai ka vlerësuar se ndryshimet janë bërë për të dhënë një energji të re në qeveri, por thekson se deri tani nuk ka pasur rezultate të prekshme.

“Ajo që më ra në sy me ato ndryshime është shterimi i burimeve njerëzore që ka kjo mazhorancë,” ka deklaruar ai. Mustafaj ka theksuar se pas 12 vitesh në pushtet, burimet njerëzore janë në fund dhe nuk ka më individë të mjaftueshëm për t’u dhënë përgjegjësi.

Një tjetër kritikë që Mustafaj ka bërë ka të bëjë me emërimin e Elisa Spiropalit në një pozicion të lartë. Ai ka thënë se Spiropali ka krijuar imazhin e një figure inferiore ndaj kryeministrit dhe se ajo tashmë është në një pozicion ku kushtetuta kërkon që të jetë e paanshme dhe të ndalojë ndikimin e kryeministrit kur është e nevojshme.

“Në këtë post kemi një zonjë që e ka dëshmuar me krenari inferioritetin ndaj kryeministrit. Ajo e ka detyrë kushtetuese të jetë e paanshme dhe t’i thotë kryeministrit stop,” ka përfunduar Mustafaj.

Arena e Lajmit

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Mustafaj: Burimet njerëzore të mazhorancës kanë arritur në fund

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook