Tentoi të kalojë emigrantë nga Pakistani në pikën kufitare kundrejt parave, përfundon në pranga 56-vjeçari

Një 56-vjeçar ka rënë në pranga nga blutë e Elbasanit paraditen e së shtunës.

Sipas informacioneve nga Policia, 56-vjeçari rezutlon banues në Korçë, ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në unazën e qytetit, Elbasan, duke transportuar me fugon, kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga Pakistani, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Teksa F. K.,është arrestuar, ai do të përballet me akuzat.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”.

U kap duke transportuar me furgon, kundrejt fitimit, emigrantë nga Pakistani, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 56-vjeçari.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Four ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: F.K., 56 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në unazën e qytetit, Elbasan, duke transportuar me furgon, kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga Pakistani, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Tentoi të kalojë emigrantë nga Pakistani në pikën kufitare kundrejt parave, përfundon në pranga 56-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook