14 vjeçe nënë/ E mitura nga Korça shokoi opinionin publik, babai i fëmijës rrezikon…

Sipas censit të vitit 2023, vetëm 1084 vajza nga 15 deri 19 vjeç janë bërë nëna. I tillë është dhe rasti i kësaj të shtune, ku dy vajza në qytetin e Korçës në moshë minorene arritën të bëhen nëna për herë të parë.

Një fenomen ky, i cili bie ndesh me disa hapësira ligjore. Edhe ky rast ka arritur menjëherë të ngjallë debate të shumta, pasi duket se krijohen disa hendeqe ligjore.

Kodi Penal me Kodin e Familjes bien ndesh me njëri-tjetrin, ndërsa avokati Alban Duraj thotë se Kuvendi miraton ligje për show. Sipas avokatit Duraj, partneri i 14-vjeçares do të duhet modeomos të përballet me ligjin.

Gjinekologu Erlin Kurti shprehet se një vajzë në këtë moshë është e gatshme biologjikisht për t’u bërë nënë. Por sa mundet ta suportojë psikologjikisht dhe fizikisht është një çështje krejt tjetër.

Psikologia e këshillimit Lorela Garuli shprehet se një vajzë adoleshente, që bëhet nënë për herë të parë ka nevojë për një mbështetje maksimale psikologjike.

(balkanweb)

Arena e Lajmit

14 vjeçe nënë/ E mitura nga Korça shokoi opinionin publik, babai i fëmijës rrezikon…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook