Drejtues politik për Diasporën/ Balla nis nga puna: Ndihem edhe më i motivuar se çdo herë tjetër, emigrantët janë kontribuesit më të mëdhenj ekonomik të vendit

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla u prezantua sot gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, nga kryeministri Edi Rama, si drejtues politik për Diasporën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla shkruan se ndihet edhe më i motivuar se çdo herë tjetër për besimin që i është dhënë për të punuar me shqiptarët jashtë vendit gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Balla thekson se shqiptarët jashtë vendit kontribuesit më të mëdhenj ekonomik, duke shtuar se lajm i mirë është që diaspora do të votojë në zgjedhjet e ardhshme, një drejtë kjo që u bë realitet pas vitesh të tëra përpjekje.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Balla ka publikuar foto edhe një takim që ka patur me përfaqësuesit e diasporës, teksa zhvilloheshin punimet e Asamblesë.

Reagimi:

🇦🇱🦅 Shumë i motivuar të ribashkohem me anëtarët e Asamblesë Kombëtare, të zgjedhur nga strukturat tona në diasporë. Një rifalenderim atyre mijëra bashkëatdhetarëve në Greqi dhe Itali, për takimet e mëdha në pranverë me Kryeministrin Rama.

Për herë të parë në pranverën e ardhshme shqiptarët jashtë kufijve do të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë dhe ku punojnë, falë vulosjes së kësaj të drejte në Kodin zgjedhor të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë pak javë më parë.

Shqiptarët e diasporës janë kontributorët më të mëdhenj në ekonominë kombëtare prej 33 vitesh dhe më në fund ka ardhur dita ta ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes së anëtarëve të Kuvendit dhe për udhëheqjen e Shqipërisë. Shqipëria është shtëpia juaj jo vetëm për të ndihmuar por edhe për të votuar dhe nëse nuk vijnë për të votuar këtu, në pranverë 2025 do ta dërgojnë votën me postë për të vendosur së bashku si një familje e madhe se kush dhe si duhet t’i drejtojë dhe t’i ndjekë punët e atdheut tonë të përbashkët.

Dy fjalë për këtë detyrë të re në familjen time politike, Partinë Socialiste. E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë në shtator 1994 (fiks 30 vite më parë) dhe hap pas hapi kam marrë nga kjo parti dhe votuesit e saj aq shumë mbështetje, duke kulmuar në zgjedhjet e fundit, nder që dua vetëm t’ia kthej çdo ditë me gjithë forcat e mia. Siç e kam thënë dhe herë të tjera, nuk i kam dashur dhe nuk i dua kurrë ata që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara. Sot mu besua një detyrë tjetër e rëndësishme si Drejtues Politik i partisë më të madhe të gjithë shqiptarëve, kudo ku jetojnë shqiptarët në mbarë botën. Ndihem edhe më i motivuar se çdo herë tjetër sepse dhe sfida është më e vështira për zgjedhjet e pranverës.

Mirënjohje pafund kryeqytetit të socialistëve, Qarkut Fier, për punët e mëdha dhe fitoret e bukura që realizuam sëbashku🌹😍

  • foto galeri
  • foto galeri

()

Arena e Lajmit

Drejtues politik për Diasporën/ Balla nis nga puna: Ndihem edhe më i motivuar se çdo herë tjetër, emigrantët janë kontribuesit më të mëdhenj ekonomik të vendit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook