Emri/ I shpallur në kërkim pas vrasjes së një shtetasi, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar, i shpallur në kërkim pas një krimi të ndodhur në shtatorin e 2023-it në fshatin Hot i Ri në Shkodër, u arrestua nga policia.

Bëhet fjalë për arrestimin e shtetasit Enton Dushaj, raportoi për Arena e Lajmit, gazetari Senad Nikshiqi.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 39 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fierza.

Arena e Lajmit

Emri/ I shpallur në kërkim pas vrasjes së një shtetasi, arrestohet 39-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook