‘Kaq shumë vite’/ Anjeza Shahini feston përvjetorin e martesës, këngëtarja publikon pamje nga dasma madhështore

Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini ka kujtuar sot përvjetorin e saj të 9-të të martesës. Në vitin 2015 Shahini u martua me diplomatin anglez Paul Edward Conolly. Me anë të disa postimeve në Instagram ajo i ka treguar publikut momente nga dasma madhështore e asaj kohe. Ndërkaq krahas fotos vendos numrin 9 dhe një zemër të bardhë.

Nëse do të riktheheshim në vitet 2000, natyrisht që Anjeza Shahini do të ishte në kulmin e karrierës së saj si artiste. Këngëtarja shumë e dashur për publikun ka mbajtur me vite “fronin” si një ndër zërat më të pëlqyer, duke marrë vlerësime në kompeticionet shqiptare dhe jo vetëm. Por, jeta e këngëtares ndryshoi totalisht kur u martuar me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.

Ishte dashuria që e largoi Anjezën nga vendi ynë, duke u shpërngulur në Angli, larg famës dhe larg angazhimeve të saj në muzikë. Në jetën e saj të re, si bashkëshorte, por edhe si nënë e Victorias, ajo preferoi të qëndronte edhe larg rrjeteve sociale. Në 2019, çifti u bënë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Victoria. Lajmin për ardhjen në jetë të Victorias, Anjeza Shahini e ndau vetë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale ku edhe ka qenë mjaft aktive ato kohë.

Këngëtarja ndante mjaft momente nga jeta private. Por, papritur Anjeza bëri një shkëputje nga rrjetet sociale për rreth 3 vite, ku është rikthyer vetëm një më parë. Por, ajo që bie në sy te ky rikthim është me disa ndryshime të mëdha jo vetëm në “look”-un e saj, por edhe në jetën private. Martesa me diplomatin Paul Edward Conolly dhe ardhja në jetë e vajzës, e zhvendosi jetën e Anjezas në një tjetër plan, atë të nënës. Kështu, ndryshimet në planin personal i zunë vendin atij profesional.

Kohë më parë ajo përmes një postimi në “Instagram”, duke ndarë një video nga dalja e saj e fundit në një skenë shqiptare u shpreh se ishte e lumtur që konkurrimet në festivale i kishte mbyllur me këngë dhe plot energji dhe ngjyra. Menjëherë pas këtij postimi u aludua se këngëtarja do të largohej përfundimisht nga muzika dhe nga të kënduarit.

Këtë gjë e përgënjeshtroi Anjeza duke thënë: “Hej të dashtun, si shpeshherë pasi postoj diçka, më duhet ta pasoj me një postim sqarimi. Në postin tim të mëparshëm shkrova që e kam mbyllur me festivalet. Nuk mendova se ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht do vazhdoj të këndojë. Dashtë Zoti na e bën mbarë…”.

‘Kaq shumë vite’/ Anjeza Shahini feston përvjetorin e martesës, këngëtarja publikon pamje nga dasma madhështore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook