Nations League/ “Manita” e Gjermanisë dhe Holandës, “panzerat” dhe “tulipanët” dominojnë dhe dhurojnë spektakël

Gola dhe spektakël dhuruan ndeshjet e së shtunën në Nations League. Gjermania dhe Holanda realizuan nga 5 gola, për të mposhtur përkatësisht Hungarinë dhe Bonjë Hercegovinën.

“Panzerat” gjermanë ishin një skuadër e tjetërsuar, shumë ndryshe nga performanca zhgënjyese në evropian. Ekipi i Nagelsmann realizoi “Manitan” ndaj hungarezëve, duke dëfryer të pranishmit në Merkur Spiel Arena të Frankfurtit.

Gjermanët fituan me shumë lehtësi dhe këtë e bënë ndaj një kundërshtari aspak të lehtë siç është Hungaria, gjë e cila e rrit edhe më shumë peshën e suksesit. Interesant ishte fakti se për gjermanët realizuan 5 autorë të ndryshëm. E nisi serinëe golave Fullkrug në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Musiala, Wirtz, Pavloviç dhe Haverts kompetuan suksesin e thellë të “Panzerave”.

Ndërkohë po aq mirë bëri edhe Holanda ndaj Bosnje Hercegovinës. “Tulipanët” triumfuan 5-2 në sfidën e zhvilluar në “Philips Stadion” të Eindovenit. Boshnjakët rezistuan vetëm gjysmë orëshin e parë, teksa madje gjetën edhe barazimin e përkohshëm, pas avantazhit të holandezëve me Zirkzee.Por ishte Reijnders që në fund të pjesës së parë riktheu vendasit në avantazh. Pjesa e dytë ishte pa shumë histori teksa golat e Gakpo, Weghorst dhe Simons, zhvlerësuan atë të Dzekos për miqtë, duke i dhënë kështu 3 pikët e para “tulipanëve”

Arena e Lajmit

Nations League/ “Manita” e Gjermanisë dhe Holandës, “panzerat” dhe “tulipanët” dominojnë dhe dhurojnë spektakël

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook