Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: 28 arrestime dhe proçedime, mbi 9800 masa administrative

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin javor të punës së saj, ndërsa janë arrestuar dhe proceduar penalisht 28 drejtues mjetesh dhe janë vendosur mbi 9800 masa administrative.

Policia bëri të ditur se ka bllokuar 12 automjete, sikundër ka pezulluar lejet e drejtimit për 18 drejtues mjetesh

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (01.09.2024 – 07.09.2024) 🚨

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ 28 Arrestime dhe procedime penale:

• 🍺 8 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• 🚫 6 persona për pa leje drejtimi.
• 🚦 11 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• 💶 1 person u procedua për korupsion aktiv.
• 💊 3 persona për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

✅ Masat administrative:

• 📈 9.858 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,408 në ditë.
• 🌑 64 masa për xhama të zinj.
• 🚗💨 842 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 📱 246 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 🔒 613 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 🛑 9 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• ⚠️ 375 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 🅿️ 6.409 masa për qëndrim të gabuar.
• 🏍️ 714 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

✅ Pezullime dhe bllokime:

• 🍺 18 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 🚗💨 41 raste për tejkalim shpejtësie.
• 🚗💨 24 raste të ndryshme

🚗🚓 12 automjete u bllokuan, përfshirë 2 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 🚓🛣️

#PoliciaRrugore #Tiranë #SiguriaRrugore

Arena e Lajmit

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: 28 arrestime dhe proçedime, mbi 9800 masa administrative

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook