Kryeministri i vendit Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ndodhen në Berat, në shkollën “Babë Dudë Karbunara”, e cila është rikonstruktuar.
Rama shprehet se Babë Dudë Karbunara është një shkollë simbol për qytetin dhe se hap dyert me kushte moderne, si shëmbëlltyrë e vizionit të Shqipërisë 2030.
“Berat – Shkolla “Babë Dudë Karbunara”, një shkollë simbol për qytetin, hap sot dyert me kushte moderne, si shëmbëlltyrë e vizionit tonë për #Shkollën2030💡
📚Kjo është një prej 25 shkollave të reja që mirëpresin sot 10 mijë nxënës dhe mësues 🧑🏫👩🏻🏫🧑🏻💻👩🏻💻🔬🏫
🏗️Po investojmë për ndërtimin dhe rikonstruktimin e 💯 objekteve arsimore, përfshirë shkolla 🏫, palestra ⛹️♀️dhe terrene sportive ⚽, me qëllim përmirësimin e kushteve për një arsimim cilësor🫶
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱”, shkruan Rama në Facebook.
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu: ‘Babë Dudë Karbunara’ është shëmbëlltyrë e shkollave që ne duam. Ne kemi ambicie që ta çojmë arsimin në tjetër nivel. Ne po punojmë që të sjellim kurrikulën me teknologji, sipas nevojave të kohës. Uroj nxënësit dhe mësuesit që të kenë një vit sa më të mbarë.
Edi Rama: Paga mesatare e mësuesit sot është 950 euro, pra në nivelin e vendeve të përparuara. Kjo pagë krijon premisa që mësuesi të kërkojë nga ne dhe ne nga mësuesi. Sot Berati është një qytet i transformuar.
(Arena e Lajmit)